Lajmi i fundit

Më datë 8 qershor 2013, u mbajt ceremnoia e shpërblimeve në kuadër të projektit Kosovision Contest. Ceremonia u mbajt në ambientet e Hotel “Emerald” në Prishtinë. Të gjitha klasat fituese të këtij viti ishin pjesëmarrëse në ceremoni.

Nxënësit nga vende të ndryshme kanë performuar me pika shumë interesante dhe e kanë bërë edhe më madhështore këtë ceremoni.

Përfaqësues nga MASHT dhe Zyra Zvicerane ishin prezent dhe dhanë mesazhe shumë të mira për nxënësit për të ardhmen e tyre.

Nga 85 klasat fituese, këtë herë u shpallën 25 prej tyre si më të mirat.

Për të ditur më shumë rreth fituesve, shiko PROJEKTET.

Këtë vit, shpërblime janë ndarë edhe nga Departamenti i Policië në Majami. Ata kanë gëzuar tetë klasa me dhurata të shumta. Përzgjedhja e këtyre fituesve ka qenë e rastësishme.