Lajmi i fundit

Më datë 3 dhe 5 dhjetor 2013, u mbajt ceremnoia e shpërblimeve në kuadër të projektit Kosovision Contest. Ceremonia u mbajt në Prishtinë dhe Prizren. Të gjitha klasat fituese të këtij viti ishin pjesëmarrëse në ceremoni.

Nxënësit nga vende të ndryshme kanë performuar me pika shumë interesante dhe e kanë bërë edhe më madhështore këtë ceremoni.

Përfaqësues nga MASHT dhe Zyra Zvicerane ishin prezent dhe dhanë mesazhe shumë të mira për nxënësit për të ardhmen e tyre.

Nga 1130 klasa , këtë herë u shpallën 83 prej tyre si më të mirat.

Për të ditur më shumë rreth fituesve, shiko PROJEKTET. Tri klasa janë perzgjedhur të kalojnë një vikend skijimi në Malet e Sharrit. Ato janë: Shkolla “Lidhja e Prizrenit” Carrabreg-Deçan, klasa V4; Shkolla “Emin Duraku” Lagja e Pajtimit, klasa V8 dhe Shkolla “Xheladin Gashi-Plaku” Komoran, klasa V2.

Përzgjedhja e këtyre fituesve ka qenë e rastësishme.