Raundi i gjashtë i projektit KOSOVISION CONTEST ka filluar

37’ 000 nxënës nga e gjithë Kosova pritet që do të marrin pjesë në këtë projekt këtë vit.

Menaxhuesit e projektit këtë herë kanë vendosur që të përkrahin 80 projekte.

Gjatë dy javëve të fundit, të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e klasave të pesta janë trajnuar për punën në projekt, rregullat dhe kushtet për të qenë pjesë e raundit të gjashtë të këtij projekti. Klasat tani do të fillojnë punën në vizionet dhe projektet e tyre deri më 4 Nëntor.

Ekipi i projektit i nxit të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për të qenë pjesë unike e projektit.